75 Mall Live Search
13:47 / E Martë, 05 Mars 2019 / indeksADMonline

Thaçi për Klinkel: Lirinë e Kosovës e kishte prioritet

Pas ndarjes nga jeta të ministrit të Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Klaus Kinkel, liderët shtetëror kanë ngushëlluar popullin gjerman, përcjellë Indeksonline.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një status në Facebook, ka thënë se liria e Kosovës ka qenë një ndër prioritetet e Kinkel.

Thaçi tha se qytetarët e Kosovës do të jenë mirënjohës për përkrahjen e tij.

“Me dhimbje e mora lajmin për vdekjen e ish-zëvendës kancelarit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Klaus Kinkel, i cili gjatë viteve të 90-ta kishte formësuar politikën e jashtme gjermane në adresimin e çështjes së Kosovës. Liria e Kosovës ishte ndër prioritet më të mëdha që kishte Kinkel. Qytetarët e Kosovës do të jenë gjithmonë mirënjohës për përkrahjen e tij. Në emër të qytetarëve të Kosovës, popullit gjerman i shpreh ngushëllimet më të sinqerta. HTH (Foto: Christian Stutterheim)”, ka shkruar Thaçi në Facebook. /Indeksonline/