75 Mall Live Search
14:00 / E Martë, 05 Mars 2019 / indeksADMonline

“Familja Jashari – Ata ishin ngjarje! Vdekja e tyre vepër arti”

Halil Matoshi, këshilltari i kryeministrit të Republikës, Ramush Haradinaj, ka publikuar në profilin e tij një poezi kushtuar ngjarjeve të marsit dhe familjes Jashari.

“Ata ishin ngjarje! Vdekja e tyne vepër arti”, ka shkruar ai.

Më poshtë, poezia:

(Për marsin dhe Jasharajt)

Nëse liria e ka dimensionin e vet etik. Duhet me e mbrojte me jetë.

Dhe nëse liria e ka edhe dimensionin e vet estetik. Duhet me e mbrojtë me vdekje!

“Shihni sa thmitë i kemi ktu. S’kemi ku i qojmë as kah shkojmë s’kemi

e s’luejm veni…”

Thotë Hamzë Jashar shqiptari

Atij i kërkohej ta lë shtëpinë e katandinë

E të humbet nga sytë e botës

Sepse kështu donte një tiran ballkanas…

Dhe ushtarët e tiranit demonët e shekullit 20

Nji ditë shkuen n’Prekaz dhe i mbuluen me terr arën, livadhet, shtëpitë

Dhe jetët e fëmijëve morren një nga një

Dhe Hamzës e Ademit ua vranë kangën

Në Europë u shue nji familje

Që kishte msue nder breza në tokë t’veten me jetue

Tuj lypë liri e truell me e bâ deken…

Me i përflakë andrrat në ‘i rreze mali

Kur njaj diell qe rrezon e nuk nxe nxjerr synin permi’ Kosovë

Ni dasmë me e bâ, tokën me trashigue

N’mars ata shikuen qiellin e vrant’ e i buzëqeshen vdekjes

“vdekjen këtu kemi me e bâ!”

po liria thanë erdhi dhe sërish dikush tha:

“shihni sa thmitë i kemi këtu…”

Shqiptarët nder breza jetën e qojnë posht, n’zore e skamje

E vdekjen e bâjnë si ni valle me ngé!

E bâjnë!

E masanej presin me ardhë si brumi n’magje

Kjo mjeshtri asht e ngjajshme si nji vepër arti me e bâ!