75 Mall Live Search
15:38 / E Martë, 05 Mars 2019 / indeksADMonline

Nuhiu: Besuam dhe fituam me meritë

Drita ka shënuar një fitore të rëndësishme kundër Ballkanit në Suharekë duke fituar 2-1. Golat për Dritën i realizuan Neziraj dhe Nwabueze.

Trajneri Ardian Nuhiu pas ndeshjes theksoi që ekipi edhe pse ishte në disavantazh në pjesën e parë gjithmonë besoi në rikthim.

“Siç e patë ishte një pjesë e parë që plotësisht na takoj neve, por nuk patëm fat. Pranuam golin pasi nuk patëm fokusim në mbrojtje. Megjithatë ne besuam dhe u rikthyem. Urime çunave, fitorja iu takon atyre” deklaroi Nuhiu për Supersport.