Reagimi i adoleshentëve ndaj Windows 95 – nuk mund të besojnë çfarë duruan pleqtë e tyre
Shumica e adoleshentëve sot nuk ishin gjallë në vitet ’90, që do të thotë versioni më i vjetër i Windows-it që ka gjasa ata të njohin është Windows XP.
Nëse kjo gjë ju bën të ndiheni të vjetër, nuk do të donit të shihnit videon më të fundit nga Fine Brothers Entertainment, në të cilën një grup adoleshentësh janë të ekspozuar ndaj mrekullive të kompjuterëve në mesin e viteve ’90 dhe Windows 95 për herë të parë në jetën e tyre. Ata nuk janë të impresionuar.
Përshtypjet e para
“Fakti që monitoruesi është më i madh se vetë kompjuteri në vetvete thotë shumë”, tha Danieli, 17 vjeç, i cili është mjaft i ri sa të ketë kujtime të paqarta të monitorëve dhe televizorëve që nuk janë plazma, shkruan IndeksOnline.
“Unë nuk mendoj se kam dëgjuar ndonjëherë një kompjuter që të lëshoj kësi tingujsh”, tha Morgan, 19 vjeç, duke bërë që dikush që ndihej nostalgjik me dëgjimin e “floppy drive” menjëherë të ndihet 10 vite më i vjetër.
“Gjithçka duket kaq e shurdhër dhe e lashtë”, thotë Brari.
“Nuk është faji im që kam lindur pas kësaj,” tha Nora, 18 vjeçe. /IndeksOnline/