75 Mall Live Search
19:57 / E Martë, 05 Mars 2019 / indeksADMonline

Zyrtari i lartë i Komisionit Evropian: Serbia të dialogojë me Kosovën

Drejtori i Përgjithshëm për Politikën e Fqinjësisë dhe Negociatat e Anëtarësimit në Komision Evropian, Kristian Danielson thotë se është thelbësore që Serbia të vazhdojë dialogun me Kosovën.

Kristian Danielsson në Forumin e Biznesit në Kopaonik, ku ai është një mysafir special, tha se rezultati i dialogut është i rëndësishëm për Serbinë dhe Kosovën që të vazhdojnë rrugën e tyre drejt Bashkimit Evropian.

Ai vuri në dukje se Serbia është pjesë e Evropës dhe ka perspektiva të qëndrueshme në procesin e integrimit evropian.