OAK kërkon të ndryshohet lifji për lehoninë
Kosova vazhdon të jetë vendi me papunësinë më të madhe të femrave në rajon.
Kështu u tha në Odën e Afarizmit të Kosovës në një konferencë që është mbajtur sot ku është kërkuar që të ndryshohet Ligji për lehoninë.
Sipas zyrtarëve të OAK një prej arsyeve që po e pengon rritjen e punësimit të femrave është se bizneset nuk i marrin parasysh për punësim për shkak të pagesës së lehonisë dhe për shkak të detyrimit të bizneseve që të paguajnë dy paga për një vend pune.
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2019/03/lehonii.jpg)
Rreze Cana nga OAK tha se Kosova është përpara me ligje por prapa me implementimin e tyre. Ajo tha se në vend vetëm 12 përqind e femrave janë të punësuara.
OAK kërkon që në Kosovë të rregullohet Ligji i Punës për pushimin e lehonisë, si në Shqipëri, Maqedoni, Mali i Zi, Serbi, Kroaci , Gjermani dhe shtetet tjera ku pushimi i lehonisë të mbulohet nga Qeveria.