Ish-komandantët e UÇK-së pas seancës pinë kafe me familjarët e Jasharajve
Sot në Prekaz ka vazhduar dita e dytë e Epopesë së njohur të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku gjatë ditës bënë homazhe personalitete të ndryshme të vendit.
Derisa pasdite në Kuvendin e Kosovës është mbajtur një seancë solemne në nder të kësaj Epopeje, në të cilën u fol për kontributin e familjes heroike të Adem Jasharit, shkruan Indeksonline.
E pas kësaj seance, komandantët janë parë duke shijuar nga një kafe me familjen e Jasharajve.
Indeksonline ka siguruar një fotografi ku shihet Rifat Jashari, Bekim Jashari, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, zv/kryeministri Fatmir Limaj, komandanti i FSK-së, Rrahman Rama, Nuredin Lushtaku e Rrustem Berisha.
Ata shihen në disponim, derisa shihen duke pirë kafe e raki. /Indeksonline/
