75 Mall Live Search
11:06 / E Enjte, 07 Mars 2019 / indeksADMonline

Rita Ora tregon se kë e ka kopjuar me videoklipin e ri !

Mbrëmë, këngëtarja kosovare me famë botërore, Rita Ora, ka lansuar këngën e saj më të re të titulluar ‘Only Want You’.

Rita në bashkëpunim me reperin 6lack kanë xhiruar edhe një videoklip që i’a kanë bashkangjitur kësaj kënge mirëpo del që po ky videoklip të jetë i huazuar nga këngëtarja Britney Spears.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Rita në një ‘Instastory’ në llogarinë e saj në ‘Instagram’ ku e quan Britney-n si një ikonë e shihen dy skena përafërsisht të njëjta.

Pavarësisht kësaj ‘Only Want You’ e Ritës me siguri do të kthehet shumë shpejt në hit , si çdo këngë tjetër e saj./Indeksonline/