Presidenti i Romës: U vodhëm me Liverpoolin, u vodhëm mbrëmë… unë dorëzohem!
Presidenti i Romës James Pallotta, tha se ekipi i tij është “vodhur përsëri” pas eliminimit të Ligës së Kampionëve ndaj Portës, ku dy vendime të VAR shkuan në disfavor skuadrës së Serie A në minutat e fundit.
Një penalti në favor të Portos u akordua në kohën shtesë pas një rishikimi të VAR, të cilin Alex Telles e ktheu në gol për t’i dhënë atyre kualifikimin tutje në 1/16-ën, me rezultat total 4-3.
Vetëm pak momente pa përfunduar ndeshja, sumuesi i Romës, Patrik Schick, u rrëzua në zonën e Portos pas një dueli me Moussa Marega, por gjyqtari i cili konsultoi asistentin e videove nuk vendosi ta shqyrtoi vetë incidentin dhe vazhdoi lojën.
Kjo sic duket e ka frustruar presidentin e Romës, James Pallota, i cili deklaroi:
“Vitin e kaluar ne kërkuam VAR në Ligën e Kampionëve, sepse ne u vodhëm në gjysmëfinale ndaj Liverpoolit. Sonte ata kanë VAR dh vazhdojnë të na vodhin. Patrik Schick u prek qartë në zonë, VAR e tregon atë, dhe asgjë nuk është dhënë. Jam i lodhur nga kjo situatë. Unë dorëzohem.” /IndeksOnline/