Ministri i MAPL-së, Teodosijeviç shpërndan buxhetin në veri
Kosova.info ka arritur të sigurojë një dokument të MAPL-së, ku dëshmohet se Ministri i këtij dikasteri që vjen nga “Lista Srpska”, Ivan Teodosijviç, po e shpërndan buxhetin e kësaj ministri në komunat serbe në veri duke i anashkaluar komunat e tjera të Republikës së Kosovës.
Dokumenti përmban datën e nënshkrimit me 28 shkurt 2019, ku ministri Teodosijeviç ka nënshkruar vendimin për ndarje të buxhetit për investime kapitale nga buxheti i MAPL-së.
Në këtë vendim në mes tjerash thuhet: Nga shuma 5 milionë euro, nga buxheti i përgjithshëm për investime kapitale miratohet për këto komuna:
LEPOSAVIQ 720.000.00 EURO
MITROVICA E VERIUT 3.555.000 EURO
GRAQANICA 590.000 EURO
Nga shuma prej 5.000.000 Euro, te parapara për investime kapitale vetëm për këto tri komuna me shumicë serbe janë ndarë 4.865.000 EURO .
Sipas këtij dokumenti, ky vendim ka hy ne fuqi me datën e nënshkrimit të tij.
