Video prekëse e aksidentit zinxhiror në Gjilan
Para disa minutash në qendër të Gjilanit ka ndodhur një aksident zinxhiror në të cilin janë përfshirë një kamion, një traktor dhe disa vetura.
Nga ky aksident ka mbetur i vdekur një person, kurse raportohet për mbi 20 persona të lënduar, raporton Indeksonline.
Në një video të siguruar nga Indeksonline, shihet gjendja e mjeteve të aksidentuara nga afër, si dhe njerëz duke u ofruar ndihmë të aksidentuarve.
Indeksonline raportoi fillimisht për aksidentin në fjalë, i cili thuhet se u shkaktua nga kamioni. /Indeksonline/