75 Mall Live Search
16:57 / E Enjte, 07 Mars 2019 / indeksADMonline

Zv.ministri i MPB-së: I tronditur nga aksidenti i Gjilanit, të hetohet rasti sa më shpejt

Zëvendësministër i Punëve të Brendshme Abduselami Shkodra ka thënë se ndihet thellësisht i tronditur nga aksidenti me fatalitet që ndodhi sot në Gjilan.

Shkodra njëherit ka kërkuar hetim të shpejtë dhe marrjen e masave nga të gjitha institucionet përkatese nga të gjitha institucionet, shkruan Indeksonline.

Shkrimi i tij i plotë në Facebook:

Thellësisht i tronditur nga aksidenti me fatalitet dhe me të lënduar.Hetim të shpejtë dhe marrjen e masave nga të gjitha institucionet përkatëse që të mos përsëriten tragjedi të tilla.Familijarëve i cili humbi jetën në aksident u shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta,të lënduarve shërim të shpejtë!