75 Mall Live Search
18:18 / E Enjte, 07 Mars 2019 / indeksADMonline

Zyrtare: Roma shkarkon trajnerin, ky pritet ta zëvendësoj

Roma u eliminua nga Liga e Kampionëve pasi u mposht nga Porto me rezultat 3-1.

Skuadra nga kryeqyteti italian nuk ka pritur as 24 orë për të shkarkuar trajnerin, Eusebio Di Francesco, shkruan Indeksonline.

“Në emër tim personal dhe të gjithë AS Roma, do të doja të falënderoj Eusebio për punën e tij dhe përkushtimin e tij”.

“Që kur u ktheva në klub, Eusebio gjithmonë ka vepruar në mënyrë profesionale dhe ka vënë nevojat e klubit përpara vetes. Ne të gjithë i duam atij për të ardhmen”, ka thënë presidenti Jim Pallota.

Di Francesco, i cili fitoi Scudetton me Giallorossi si një lojtar në 2001, u kthye në Romë si trajner i ekipit të parë në verën e vitit 2017.

Sipas raporteve në Itali dhuhet se Ranieri do të merr postin e tij në krye të skuadrës romake. /IndeksOnline/