75 Mall Live Search
20:20 / E Enjte, 07 Mars 2019 / indeksADMonline

Gjilani nderon Qerim Çoqajn, ndizen qirinjë

Në Gjilan janë ndezur qirinjë për biznesmenin Qerim Çoqajn, i cili ndërroi jetë sot në aksidentin e tmerrshëm.

Dhjetëra qytetarë janë mbledhur duke ndezur qirinjtë para furrës së bukës ‘Qoqaj’, pronë e të ndjerit.

Vlen të theksohet se të lënduar nga ky aksidenti mbetën 20 persona.

Të njëjtit janë trajtuar në Spitalin e Gjilanit si dhe në QKUK – Prishtinë. /Indeksonline/