75 Mall Live Search
23:01 / E Enjte, 07 Mars 2019 / indeksADMonline

DITA E ZEZË në Gjilan, aksident i ngjashëm kishte ndodhur edhe para 7 vitesh!

Aksident i rëndë ndodhi sot në qytetin e Gjilanit, me ç’rast një person humbi jetën dhe mbi 20 të tjerë morën lëndime trupore.

Aksident thuajse i njëjti ndodhi disa vite më parë.

7 vite më parë, në lagjen Gavran ose tek vendi i quajtur “Te Durrësi”, një kamion ka përplasur disa veturë. Për dallim nga aksidenti i sotëm i cili përfundoi me një të vdekur, atë vit nuk kishte të vdekur, përveç dëmeve materiale.

Sipas raporteve, problemi i këtij aksidenti kishin  qenë frenat.

Kujtojmë faktin se kohën e fundit dukshëm është rritur numri i aksidenteve në komunikacion. /Indeksonline/