Kosova nënshkruan marrëveshje për sigurime sociale me Belgjikën
Ministria e
Punëve të Jashtme ka bërë të ditur se sot do të mbahet ceremonia e nënshkrimit
të Marrëveshjes Për Sigurime Sociale mes Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë
së Belgjikës.
Nënshkrimin e marrëveshjes në emër të Qeverisë së Republikës
së Kosovës do ta nënshkruaj Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve
të Jashtme, Behgjet Pacolli ndërsa në emër të Mbretërisë së Belgjikës,
Ambasadori i Mbretërisë së Belgjikës, Francois Bontemps.