75 Mall Live Search
09:39 / E Premte, 08 Mars 2019 / indeksADMonline

Lirohet serbi i akuzuar për krime lufte në Kosovë

Gjykata Themelore në Pejë –  Departamenti  për Krime të Rënda ka shpallë  aktgjykim lirues ndaj të pandehurit M.Z, i komunitetit serb.

I pandehuri M.Z, u lirua nga aktakuza gjëja se gjatë periudhës Qershor – Korrik 1998, në fshatin Dush, Komuna Klinë, aktivisht mori pjesë në grupin që ishte organizuar për kryerjen e veprave penale të krimeve të luftës, me çka kishte për të kryer vepër penal Organizimi i grupit dhe nxitja për të kryer gjenocid dhe krime të luftës nga neni 160 par 2 lidhur me par. 1 të KPRK-së, për shkak se nuk është provuar se i pandehuri ka kryer veprën penale për të cilën akuzohet.

Të dëmtuarit për realizimin e kërkesës pasurore juridike udhëzohen në kontest civil.

Ndaj të pandehurit ndërpritet masa e arrestit shtëpiak.

Kundër këtij aktgjykimi palët kanë të drejtë të parashtrojnë ankesë në afat prej 15 ditësh, nga dita e marrjes. Ankesa i dërgohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë përmes kësaj Gjykate.

Kujtojmë që i pandehuri dyshohej se M.Z., ka kryer sulme kundër popullatës shqiptare në cilësinë e policit, ushtarit dhe paramilitarit serb, së bashku me serbët e tjerë të fshatit Dush, me ç’rast së bashku me N.N. personat, ka përgatitur sulme ndaj popullatës së pambrojtur shqiptare dhe ka ofruar shtëpinë e tij në dispozicion të forcave serbe.

Indeksonline ka raportuar për rastin e M.Z i cili ruhej 24 orë nga Policia e Kosovës.