Ish-kryeministri shqiptar publikon foton: 8 marsi festohet në parcelën me kanabis
Pavarësisht asaj që thotë qeveria dhe kryeministri Rama se, nuk ka më kanabis në Shqipëri, ndryshe thotë ish-kryeministri Berisha. Me rastin e 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas, ish kryeministri poston një foto, ku duket një zonjë duke punuar në plantacionet e kanabisit.
Sipas mesazhit që ka marrë Berisha, fotoja është bërë në Gur të Zi në Shkodër. “Zero Kanabis ne Sera sepse ka dale sheshit ne Fusha! Lexoni mesazhin dhe shikoni foton e qytetarit dixhital: “Pershendetje dr. Shiko si festohet 8 marsi doktor në Guri zi, Shkodër.”

