Ushqimet dhe pijet që janë të mira për pastrimin e mushkërive
Të kujdeseni për mushkëritë është e rëndësishme pasi që mbroheni nga shumë sëmundje.
Sipas ekspertëve këto janë disa nga ushqimet që ju ndihmojnë të pastroni mushkëritë.
Çaji Jeshil
Ekspertët rekomandojnë pirjen e një filxhani të ngrohtë me çaj jeshil përpara gjumit.
Çaji jeshil iu ndihmon të pastroni organizmin dhe mushkëritë nga toksinat, por edhe të ruajë shëndetin e sistemit tretës.
Lëngu i Limonit
Lëngu i limonit besohet se është shumë i pasur me antioksidantë dhe acid folik.
Pini ujë me lëng limoni çdo mëngjes me stomak bosh.
Lëngu i Karrotës
Karrota është e pasur me beta karoten dhe vitaminat A, K, C dhe B.
Lëngu i saj rrit nivelin e alkalinës në gjak.
Studimet kanë konfirmuar se disa karrota në ditë ulin rrezikun e sëmundjeve të mushkërive.
Xhenxhefil
Xhenxhefili është një aleat kundër sëmundjeve të këqija.
Ai lehtëson eliminimin e sekrecioneve bllokuese të mushkërive.
Ushqimet e Pasura me Antioksidantë
Spinaqi, frutat e pyllit, brokoli, peshku dhe rrushi janë ushqime të pasura me antioksidantë që forcojnë imunitetin, kapacitetin e mushkërive dhe frymëmarrjes.
Këshillat e fundit por jo nga rëndësia janë që të mos pini duhan, të qëndroni larg zonave ë ndotura dhe të pini sa më shumë lëngje të ngrohta.