75 Mall Live Search
09:55 / E Diele, 10 Mars 2019 / indeksADMonline

Investuan mbi 1 miliard euro në stadiumin e ri, por harruan të lënë hapësirë te këndet

Tottenham Hotspur ka hasur në probleme të mëdha për të lëvizur në stadiumin e ri.

Edhe pse ishte planifikuar që tani skuadra londineze të luante në shtëpinë e re, kjo ende nuk ka ndodhur për shkak të zhagitjes së punimeve.

Së fundi ka dalur një problem tjetër që nuk është menduar nga arkitektët. Zyrtarët e Premier Ligës, kanë kërkuar nga Tottenhami që të krijoj më tepër hapësirë tek këndet sepse futbollistët do të kenë probleme për të ekzekutuar goditjet.

Në këtë projekt ekipi anglez ka investuar mbi 1 miliard euro dhe pritet që të luaj aty së shpejti. Në dy vitet e fundit, Tottenhami ka zhvilluar ndeshjet në stadiumin “Wembley”. /Indeksonline/