Dallku: “Është për të ardhur keq që Durmishaj zgjodhi Greqinë para Shqipërisë”
Kapiteni i Prishtinës, Armend Dallku është deklaruar për zgjedhjen e futbollistit Fiorin Durmishaj për të zgjedhur Greqinë para Shqipërisë. Dallku që ka zhvilluar 64 ndeshje me kombëtaren shqiptare mendon që Durmishaj ka gabuar me zgjedhjen dhe do të jetë siklet për këtë fakt.
“Është për të ardhur keq, ne si shqiptarë ndihemi keq kur dëgjojmë lajme të tilla. E sidomos kur bëhët fjalë për një shtet si Greqia, që nuk kemi mardhënie të mira historikisht, edhe pse kemi shumë familje shqiptare që jetojnë dhe punojnë në Greqi.
Besoj që futbollisti në fjalë e ka të vështirë situatën në të cilën është, mirëpo është dashur ta zgjedhë Shqipërinë, sepse fillimisht ka qenë pjesë e grupmoshave të reja të Shqiperisë. Si dhe kemi të bëjmë me njeë kombëtare që ka qenë pjesëmarrëse e një kampionati evropian dhe është në ngritje si ekip dita-ditës edhe mundesitë për t’i shfaqë vlerat e lojtarit në Shqiperi janë shumë herë më të mdhaja se në Greqi” deklaroi Dallku për Insportin.
Mediumet në Shqipëri kanë raportuar që këtë zgjedhje të Durmishajt e ka kritikuar edhe babai i tij. /Indeksonline/