Jasharoski dështimi më i madh i Prishtinës, 17 ndeshje – 0 gola!
Sulmuesi Alen Jasharoski erdhi te Prishtina në afatin kalimtar të verës nga skuadra e Shkupit.
Trajneri Mirel Josa i kishte dhënë mundësi të debutonte menjëherë në qershor kundër Europa në ndeshjen e parë parakualifikuesë të Ligës së Evropës, shkruan Indeksonline.
Por që nga atëherë ai ka zhvilluar 17 ndeshje me Prishtinën në të gjitha garat dhe nuk ka shënuar asnjë gol. 3 herë është paraqitur në kualifikimet e Ligës së Evropës, 1 herë në Superkupë kundër Dritës, 11 herë në Superligë dhe 2 herë në Digitalb Kupë.
27 vjeçari do të kërkoj golin e tij të parë më Prishtinën sot kundër Kekut në ndeshjen që zhvillohet nga ora 13:30 në Obiliq. /Indeksonline/