75 Mall Live Search
11:49 / E Diele, 10 Mars 2019 / indeksADMonline

Komuna e Malishevës dërgon veteranët e arsimit në ekskursion

Komuna e Malishevës ditë më parë ka kurorëzuar kontratën e radhës për këtë vit.  Kësaj radhe komuna e cila udhëhiqet nga Ragip Bedaj ka menduar për veteranët e arsimit, derisa për ta ka aranzhuar një shëtitje në Shqipëri për nderë të 7 marsit, ditës së mësuesit.

Titulli i kontratës i dhënë nga autoritet kontraktues “Transporti i veteranëve të arsimit të komunës së Malishevës në Republikën e Shqipërisë”, kësaj komune i ka kushtuar mbi 9 mijë euro, transmeton Indeksonline.

Emri i operatorit ekonomik të cilit i është dhënë kontrata është N.T.SH “Lumi Reisen”.

“Do të bëhet transporti i veteranëve të arsimit të komunës së Malishevës në republikën e Shqipërisë për ditën e mësuesit 7 marsin në relacionin Malishevë- Durrës- Korçë- Shkodër dhe Tiranë”, thuhet mes tjerash në këtë kontratë.

Vlera e përgjithshme e kontratës është 9 mij e 331 euro e 30 cent, derisa tenderi me çmimin më të lartë ka qenë 9 mijë e 350 euro. /Indeksonline/