Sulmohet përsëri Qendra e trajtimit të Ebola-s në Kongo
Derisa Kongo është duke u përballur nga një epidemi që ka vrarë me qindra persona, militantët kanë sulmuar një qendër trajtimi të Ebolas në Republikën Demokratike, transmeton Indeksonline.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka bërë të ditës se një anëtar i stafit është plagosur në sulmin e së shtunës nga grupet e armatosura.
Drejtori i Përgjithshëm i OBSh-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ishte në një vizitë tre ditore në Kenia dhe u takua me zyrtarët dhe stafin pas sulmit.
“Më thyhet zemra të mendoj për punëtorët shëndetësor të plagosur dhe oficerin e policisë që vdiqën në sulmin e sotëm, ndërsa vazhdojmë të vajtojmë ata që vdiqën në sulmet e mëparshme, duke mbrojtur të drejtën për shëndet”, tha Tedros.
“Por ne nuk kemi zgjidhje veçse të vazhdojmë të shërbejmë njerëzit këtu, të cilët janë ndër më të prekshmit në botë”, shtoi ai.
Javën e kaluar, u tha se numri i të prekurve me Ebola do të sillet rreth 913, 848 raste të konfirmuara dhe 65 të mundshme. Sipas OBSH-së, deri më tani kanë vdekur 574 njerëz.
Ebola u shfaq fillimisht në vitin 1976 dhe është një nga sëmundjet më virulente në botë.
Ajo transmetohet nëpërmjet kontaktit të drejtpërdrejtë me gjak ose lëngje të tjera trupore të njerëzve të infektuar, duke shkaktuar ethe, dhimbje koke të rënda dhe në disa raste hemoragji. /Indeksonline/