75 Mall Live Search
18:47 / E Diele, 10 Mars 2019 / indeksADMonline

Edhe pse digjej ‘Viva Fresh’ shahisti nuk iku pa mbledhur figurat

Dikush vendosi që të mos e marr shumë me siklet djegien e objektit të qendrës tregtare ‘Viva Fresh’ në qytetin e Gjakovës.

Edhe pse ishte vetëm disa metra larg vendngjarjes, burri në fjalë vendosi të vazhdonte lojën e shahut që kishte nisur, e kësisoj të merret me hallet e veta.

Pa bërë fare panik, shihej teksa mblidhet figurat e shahut edhe pse ishte shumë afër zjarrit. Edhe pse shumë prej qytetarëve filluan vrapin për të ikur nga ky vend, dikush vendosi ta xhirojë veprimin e këtij qytetari, shkruan Indeksonline.

Ndryshe pasditen e sotme objekti i ‘Viva Fresh’u përfshi nga zjarri, por që për fat të mirë nuk pati viktima./Indeksonline/