Takimi Zaev-Mickoski, reagon Sela
Derisa në Qeveri po zhvillohet takimi mes kryeministrit të Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev dhe liderit të opozitës Hrictijan Mickoski, lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela ka reaguar në Facebook, duke shkruar për padrejtësinë kundrejt partive tjera, e sidomos atyre shqiptare.
“Kur i duhen votat e shqiptarëve, takim me gjithë liderët e partive politike. Kur i duhet shteti, takim vetëm me liderin partner qe ka për shtetin- Mickovskin. Prandaj, JO shoqëri e përbashkët për të gjithë, por shtet për të gjithë”, shkruan Sela.
Ndryshe, në takimin e liderëve pritet të diskutohen më shumë çështja ndër të cilat zgjedhjet presidenciale si dhe fati i Prokurorisë Speciale.
Zaev dje tha se takimi nuk është i formatit në të cilin duhet të marrin pjesë më shumë liderë të partive, pasi për të me rëndësi është të flasë siç tha ai me shefin e opozitës./AlsatM/