Kujdes nga ndotja që shkaktojnë makinat afër shkollave
Shefat e Shëndetit Publik kanë propozuar ndalimin e makinave jashtë portave të shkollave në një përpjekje për të ulur ndotjen e ajrit, transmeton Indeksonline.
Kjo masë është në mesin e një sërë rekomandimesh në mbarë Britaninë të parashtruara nga Enti i Shëndetit Publik (EShP).
“Ne duhet të ndalemi jashtë shkollës dhe të sigurohemi që fëmijët mund të ecin ose të shkojnë në shkollë”, tha Paul Cosford, nga Enti i Shëndetit Publik.
Sipas këtij enti, 28 mijë deri në 36 mijë vdekje në vit në Britani të Madhe mund t`i atribuohen ekspozimit afatgjatë ndaj ndotjes së ajrit.
Raporti rekomandon që autoritetet lokale të kenë kujdes ndaj zonave të prekshme, siç janë shkollat, spitalet dhe shtëpitë e kujdesit.
Enti i Shëndetit Publik tha se politikat e qeverisë kombëtare mund të mbështeste këto veprime lokale, për shembull, ata mund të lejonin kontrollin mbi emetimet industriale në zonat e banuara duke pasur parasysh ndikimet e shëndetit./Indeksonline/