SHBA-të planifikojnë të kenë buxhet afro 5 trilionë dollarë në 2020-ën
Gjatë ditës së sotme ‘Shtëpia e Bardhë’ publikoi planin për vitin 2020. Shteti më i fuqishëm në botë planifikon që të ketë një buxhet 4.7 trilionë dollarë.
Në këtë buxhet janë përfshirë edhe shpenzimet për murin në kufi me Meksikën, transmeton Indeksonline.
Qeveria e Trump planifikon që të shpenzoi 8.6 miliardë dollarë për projektin e murit në kufi me Meksikën.
Në planin e Trump planifikohet rritje për buxhetin e Pentagonit dhe ulje e buxhetit për shpenzimet jo ushtarake.
Këtë vit Ushtria e SHBA-ve ka një buxhet prej 715 miliardë dollarësh, ndërsa vitin e ardhshëm pritet të ketë buxhet 750 miliardë dollarësh.
Po ashtu administrata e Trump pritet që të rrisë deficitin në buxhet për 1.1 trilionë dollarë.
Buxheti momental i SHBA-ve është 4.4 trilionë dollarë. Vitin e kaluar ekonomia amerikane pati rritje prej 2.9%./Indeksonline/