75 Mall Live Search
09:47 / E Martë, 12 Mars 2019 / indeksADMonline

Sajoi rrëmbimin e një personi, kapet nga Policia e Kosovës

Tentativa e një të dyshuari për të sajuar rrëmbimin e një personi dhe kështu për të përfituar para ka dështuar në Ferizaj.

“Është arrestuar një mashkull shqiptar nën dyshimin se i njëjti ka deklaruar rrejshëm rrëmbimin e një personi, duke kërkuar para të gatshme nga viktima femër shqiptare në këmbim të personit”, njoftoi policia.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.