Hamza: Për festimin e Pavarësisë, presim raport financiar se cili është niveli i shpenzimeve
Është duke u zhvilluar seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, ku po diskutohet për vendimet e Qeverisë për ndarjen e mjeteve financiare.
Me këtë rast para deputetëve mori fjalën edhe Ministri i Financave, Bedri Hamza, ku theksoi se asnjëherë nuk do të mbrojë mënyrën e shpenzimeve të parasë publike dhe se gjithçka do të jetë ligjore dhe transparente.
“Nuk dua të kuptohem se jam këtu për të mbrojtur mënyrën e shpenzimeve të parasë publike çkado qoftë për sado cent qoftë. E kam thënë këtë edhe publikisht dhe në institucionet e qeverisë, edhe në Kuvend por edhe gjithkund pasi është detyrë dhe punë e imja Mirëpo kur flasim për shpenzimet e rezervës me vete kam të dhënat historike dhe nuk jam ndalur vetëm në qeverinë e kaluar por kam shkuar edhe më tutje dhe nëse e shikojmë në nivel të shpenzimet atëherë nëpër vite ka qenë në mesatar rreth 8 milionë me ndonjë plus apo minus edhe në vitin 2013,2016,2017 kemi një ramje në 2017 dhe në 2018 në krahasim me vitin 2016. Nëse hyjmë në strukturën e kësaj rezerve nëpër vite është shpenzuar rezerva dhe nëse shikojmë në vitin 2016 janë shpenzuar disa. Pra nuk di se pse e si është shpenzuar, por zakonisht është shpenzuar. Shënimi i përvjetorit ë pavarësisë, dallojnë shumat mundet me pas pak ma shumë një vit e diku pak më pak.Pastaj edhe nëse hyjmë në strukturë nuk janë më shumë shtatë se tetë atëherë subvencionimi i projekteve filmike, për njohjen e statusit të ish-dënuarve e të tjera, nuk dallon shumë as në strukturë as në vlerë”, ka thënë Hamza, transmeton Indeksonline.

Tutej i njëjti theksoi se nuk ka përkeqësim në asnjë segment, në asnjë indikator makro-ekonomik në këtë qeverisje.
“Unë nuk jam për të minimizuar çdo gabim apo defekt, jam për t’i penguar ato. Por nëse iu referohemi të dhënave atëherë del se rritja ekonomike më e madhe 4.1 apo 4.2 prapë po them se nuk është e mjaftueshme për t’i adresuar problemet. Por ky është grafiti i rritjes ekonomike dhe nëse vazhdojmë tutje kemi një rritje të hyrave të vazhdueshme për buxhetin e Kosovës. Kemi përmirësim të ekzekutimit të shpenzimeve kapitale, pra përpos rritjes së buxhetit është rrit edhe pjesa ku përfitojnë më së shumti qytetarëve. 388 milionë kemi në fund të vitit 2018 pra kemi përmirësim të bilancit bankar dhe të shtetit. Unë nuk jam për të arsyetuar shpenzimet e parasë publike për asnjë cent jashtë rregullave, jashtë transparencës por ka dallim nga ndarja buxhetore, alokimi dhe shpenzimi”, tha Hamza.
I pari i financave në Kosovë tha se duhet respektuar të gjitha procedurat që kanë të bëjnë me shpenzimet dhe që me ligj detyrohen t’i bëjnë publike shpenzimet.
“Kosova është vendi i vetëm në regjion që ka lansuar edhe portalin e transparencës. Përveç asaj, kurdo që ka dyshime të caktuara organet për të cilat janë të paguara për të cilat qytetarët paguajnë taksa kanë të drejtën e vetë dhe s’mund t’i pengojmë por duhet të jemi bashkëpunues për të kryer punën e vetë. Sa i përket festimi të Pavarësisë janë ndarë me vendim të Qeverisë, 500 mijë euro, presim raport financiar se cili është niveli i shpenzimeve dhe në afat ligjor nga kushdo që kërkohet sigurisht që kemi me i bë transparente dhe kemi obligim që të njëjtat me i publikuar dhe t’i bëjmë të ditur publikut pa asnjë hezitim”, përfundoi Hamza./Indeksonline/