SHBA tërheq të gjithë diplomatët nga ambasada në Venezuelë
Sekretari Amerikan i Shtetit Mike Pompeo tha se SHBA po tërheq të gjithë personelin diplomatik të mbetur nga ambasada e saj në Karakas, duke përmendur si shkak “gjendjen e përkeqësuar në Venezuelë”.
Kjo ndjek një vendim të marrë në janar, me të cilin Departamenti i Shtetit i urdhëroi të gjithë punonjësit e qeverisë jo-emergjente për të dalë nga Venezuela, në mes të një krize diplomatike në vazhdim në vend.
“Ashtu si vendimi i 24 janarit për tërheqjen e të gjithë personave në varësi dhe zvogëlimin e stafit të ambasadës në minimum, ky vendim pasqyron situatën e përkeqësuar në Venezuelë, si dhe konkluzionin se prania e stafit diplomatik amerikan në ambasadë është bërë një pengesë për politikën amerikane”, tha Pompeo.
The U.S. will withdraw all remaining personnel from @usembassyve this week. This decision reflects the deteriorating situation in #Venezuela as well as the conclusion that the presence of U.S. diplomatic staff at the embassy has become a constraint on U.S. policy.
— Secretary Pompeo (@SecPompeo) March 12, 2019
Personeli i SHBA do të largohet nga Venezuela këtë javë. Pompeo ka ashpërsuar gjuhën edhe me liderin Nikolas Maduro, duke thënë se ai premtoi një parajsë socialiste, por se njerëzit në atë regjim gjetën “ferrin”. Udhëheqësi i opozitës në Venezuelë do të kërkojë “gjendjen e emergjencës kombëtare”, ndërsa ndërprerja e energjisë vazhdon. Venezuela po lufton me një ndërprerje të vazhdueshme të energjisë, që ka paralizuar shumicën e vendit.
Inflacioni i ashpër dhe mungesa e ushqimit kanë kapluar Venezuelën nën Maduron dhe mijëra persona kanë ikur në vendet fqinje, pasi mungesat ushqimore, trazirat politike dhe normat e kriminalitetit janë rritur. Maduro, për ndërprerjen e dritave tha se “qeveria imperialiste e SHBA e ka kryer këtë sulm”. Ai nuk ofroi ndonjë dëshmi për akuzën.