Dy police shqiptare simbol, dy fate të ndryshme
Sikurse tregojnë rrjetet e tyre sociale ato janë mike. Të dyja police, të dyja tek forcat shqiponja, por njëra është ngritur në rangun e heroinës se u godit nga protestuesit, kurse tjetra është pezulluar nga puna se u vu vetë në këtë rrol.
Mëngjesin e sotëm Blerta Dervishit iu komunikua vendimi i pushimit nga puna, për shkak se protestoi kundër kolegeve të saj në mbrojtje të banesës së saj në zonën e Petro Ninit.
Por Blerta, nënë e dy fëmijëve që mund të mbeten pa strehë është mikëshë e Ina Nukës, për të cilën shteti u investua ndjeshëm, për të bërë kurimin e saj, pasi u plagos në një nga protestat e banorëve të Astirit, që edhe ata si Blerta donin të mbronin shtëpitë e tyre.
![](https://www.faxweb.al/wp-content/uploads/2019/03/blerta.jpg)
![Résultat de recherche d'images pour "ina nuka"](https://i2.wp.com/orikuminews.com/wp-content/uploads/2018/11/1-53-e1542905589831.png?resize=609%2C400)
Ina Nuka ne momentin e plagosjes
![Résultat de recherche d'images pour "blerta dervishi"](https://a2news.com/wp-content/uploads/2019/03/0b51b9a1-ac9a-4514-a522-ae26f6b3ab32-1.jpg)
Blerta Dervishi duke mbrojtur shtepine se saj kunder kolegeve te vet