75 Mall Live Search
20:27 / E Martë, 12 Mars 2019 / indeksADMonline

Prokuroria: Dyshohet që motivi i vrasjes në Gjakovë është pronësor

Prokuroria Themelore në Gjakovë, iu njofton që sonte në orët e mbrëmjes, pikërisht rreth orës 18:30, në fshatin Marmull të Gjakovës, ka ndodhur një vrasje dhe një plagosje me armë zjarri.

I dyshuari A.Gj., nga i njëjti fshat ka privuar nga jeta T.B., i moshës 40 vjeç dhe ka plagosur A.N., 56 vjeçar.

Sipas deklaratës së të plagosurit, dyshohet se motivi është pronësor.

I dyshuari është në kërkim dhe ende nuk është kapur nga ana e policisë