75 Mall Live Search
08:40 / E Mërkurë, 13 Mars 2019 / indeksADMonline

Vajza e boksierit të njohur kryen vetëvrasje

Frida Foreman, ish-boksiere dhe vajza e një prej boksierëve më të mirë në kategorinë e peshës së rëndë George Foreman, bëri vetëvrasje në moshën 42- vjeçare.

Ajo u gjet të shtunën në shtëpinë e saj në Houston, njofton CNN.

Zëdhënësi i qarkut Harris tha se Frida bëri vetëvrasje, duke shtuar se shkaku i vdekjes do të njihej pas autopsisë.

George Foreman Freeda Foreman

Frida Foreman u bë një boksier profesioniste në vitin 2000. Në karrierën e saj ajo shënoi pesë fitore dhe një humbje. Pas kësaj ajo iu përkushtua familjes së saj./Indeksonline/