Inspeksioni gjobitë një lokal masazhi në Prishtinë
Një lokal masazhi që ishte mbyllur javën e kaluar, ka rifilluar punën.
Por, Inspeksioni i Komunës së Prishtinës e ka gjobitur atë dhe ia ka ndaluar punën përkohësisht.
“Edhe ky lokal i masazhit ishte mbyllur javë më parë. Heqja e bllombës dhe rifillimi i punës pa plotësim të dokumentacionit, pason me gjobë dhe procedurë penale”, ka thënë Drejtori i Inspeksionit, Adonis Tahiri./Indeksonline/
