Muharremaj merr vendimin e radhës për bizneset, kush nuk e respekton gjobitet
Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj ka bërë të ditur se nga tani, secili biznes dhe institucion e ka për detyrë të pastroj hapësirën para lokalit.
Ai në profilin e tij në Facebook ka publikuar vendimin, sipas të cilit, bizneset që nuk e respektojnë, do të gjobiten, transmeton Indeksonline.
Më poshtë postimi i Muharremajt:
Secili biznes/institucion, tash e tutje obligohet që hapësirën para lokalit apo objektit ta pastroj çdo ditë, me qëllim të mirëmbajtjes së ambientit.
Për zbatimin e kësaj obligohet Drejtoria e Inspekcionit dhe Policia, të cilat si institucione kujdesen sipas ligjeve në fuqi për zbatimin e urdhëresës.
Gradualisht ne do të kemi hapa konkret për ruajtjen e ambientit, i cili është i të gjithëve. /Indeksonline/
