75 Mall Live Search
10:35 / E Enjte, 14 Mars 2019 / indeksADMonline

Turqit do të ndajnë drejtësinë në ndeshjen Kosovë – Danimarkë

Me 21 mars Kosova do të luaj kundër Danimarkës në “Fadil Vokrri” në ndeshjen miqësore para fillimit të kualifikimeve për Euro 2020.

Indeksonline mëson se kjo ndeshje do të drejtohet nga gjyqtarët turq.

Ali Palabiyik është gjyqtar kryesor i ndihmuar nga dy asistentët Kerem Ersoy dhe Serkan Olguncan.

Gjyqtari i katërt do të jetë ai i Superligës së Kosovës, Besfort Kosumi.

Palabiyik është gjyqtar i Superligës turke nga viti 2012 derisa stemën e FIFA-s e mban nga viti 2015. /IndeksOnline/