75 Mall Live Search
19:03 / E Enjte, 14 Mars 2019 / indeksADMonline

Pasi humbën 7:0, tifozët e Schalkes në aeroport po i priste një befasi e hidhur

Tifozët e ekipit gjerman, Schalke që udhëtuan në Angli për të përkrahur ekipin e tyre kundër Manchester Cityt përjetuan një befasi të hidhur pas ndeshjes.

Atyre iu deshtë të ktheheshin me aeroplanin e rivalëve të tyre, Dortmund, transmeton Indeksonline.

“Nuk mund të jetë më keq”, “Unë nuk po fluturoj, po qëndroj këtu”, ishin disa nga reagimet e tifozëve të Schalkes.

Në fund të gjithë pranuan që të hyjnë në aeroplan.

Tifozët e Schalkes kishin rezervuar me kompaninë ‘Euro Wings’. Po kjo kompani ka marrëveshje me Dortmundin.

“Euro Wings” pas këtij gabimi,  i ka kërkuar falje tifozëve të Schalkes.

Rivaliteti i Schalkes dhe Dortmund është ndër më të mëdhenjtë në Gjermani./Indeksonline/