75 Mall Live Search
22:07 / E Premte, 15 Mars 2019 / indeksADMonline

ZYRTARE: Lutfi Haziri shpall kandidaturën për kryetar të LDK-së

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka shpallur kandidaturën për kryetar të partisë. Kryetari i Gjilanit këtë e ka bërë të ditur në një debat televiziv.

Haziri në Dukagjini ka thënë se pret që të ketë marrëveshje brenda strukturave të LDK-së për kandidat të përbashkët dhe ai tha se aty ka hise.

“Por edhe nëse nuk ka marrëveshje, unë do të kandidojë”, ka thënë ai.

Ndryshe, kryesia e LDK-së ka vendosur sot për organizimin e zgjedhjeve të brendshme në këtë subjekt politik.

Shefi i grupit parlamentar të kësaj partie, Avdullah Hoti ka thënë se nga java e ardhshme do të nisin përgatitjet për realizimin e tyre.

“Sot Kryesia e LDK-së ka vendosur për organizimin e zgjedhjeve në LDK, bazuar në platformën e aprovuar nga Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së në nëntor 2018. Është aprovuar struktura e delegatëve sipas degëve për Kuvendin e LDK-së. Nga java e ardhshme do të fillojnë përgatitjet administrative dhe teknike për realizimin e këtyre zgjedhjeve”, ka deklaruar ai.