Protestuesit rrethojnë kryeministrinë
Protestuesit në Tiranë kanë nisur një marshim në Tiranë duke rrethuar kryeministrinë e cila sigurohet nga forca të shumta policore.
Ka pasur disa tentativa për të rrëzuar barrierat para kryeministrisë.
Ka qenë edhe vet kryetari i PD-së, Lulëzim Basha, që ka ecur gjatë këtij perimetri.
Gjatë kësaj kohe janë hedhur edhe kapsolla dhe tymosëse ndaj policisë.
Po ashtu, është hedhur edhe bojë ndaj hyrjes së kryeministrisë. /Indeksonline/