Noka: Rama ik, je i rrethuar nga revolta e popullit
Deri më tani, ka qenë vetëm ish-deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, që ka mbajtur fjalë përpara protestuesve të mbledhur në bulevard.
Ai tha se kjo është protesta më madhe në histori të Shqipërisë, ndërsa ftoi sërish kryeministrin Edi Rama që të dorëhiqet.
“Rama ik, se nuk përballon revoltën e popullit ndaj teje dhe bandës tënde”, tha Noka.
“Rama ik, se ti nuk mundesh të rrish më në atë karrige. Ti mund të ikësh kudo, por je i rrethuar, kudo që të shkosh, je i rrethuar nga revolta e popullit tënd. Je i rrethuar nga përbuzja e qytetarëve të tu, që i ke shkelur, i ke dhunuar dhe i ke varfëruar. Rama ik!”, vijoi ish-deputeti i PD-së.
Ai më pas ka ftuar protestuesit në marshim, në atë që ai e quajti rrethim të kryeministrisë. /Indeksonline/