Protestuesit zhvendosen drejt qendrës së Tiranës
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, udhëhoqi marshin apo siç e quajnë ata, rrethimin e kryeministrisë për të tretën herë.
Ende nuk dihet skenari i protestës apo se sa herë të tjera do të bëhet ky marshim.
Më pas, protestuesit janë parë të drejtohen drejt qendrës së Tiranës, saktësisht drejt sheshit “Skënderbej”.
Gjithashtu, ajo çfarë nuk dihet është se sa do të zgjasë kjo protestë. Nga Partia Demokratike kanë thënë se ata do të qëndrojnë në shesh derisa të rrinë qytetarët.
Deri më tani, situata është parë e qetë, me disa raste të hedhjes së kapsollave apo tymosësve ndaj policisë dhe prishjes së rrethimit. /Indeksonline/