Dashurinë mes njerëzve nuk arrin ta shkatërroj as lufta
Luftërat nëpër botë, kanë bërë që të shkatërrohet gjithçka. Duke filluar nga humbjen e njerëzve, dëmet materiale e deri tek humbja e shpresës për një jetë më të sigurt, përcjellë Indeksonline.
Mirëpo, përkundër të gjithave, atë që nuk kanë mundur të shkatërrojnë luftërat, është dashuria.
Ajo veç se është shtuar gjatë kohës së luftës. E këtë e dëshmojnë edhe fotografitë e rralla të postuara më poshtë:
Një ushtar i Forcave të Ekspeditës Britanike i thotë lamtumirë djalit të tij në një pikë evakuimi në Londër, Angli, më 13 qershor 1940.
Një vajzë e vogël përshëndet një ushtar amerikan derisa parakalojnë nëpër rrugët e Londrës më 15 gusht 1917.
Një fëmijë Vietnames dhe një ushtar amerikan i Divizionit të 25-të të Këmbësorisë provojnë njëluhatëse në bazën amerikane në Củ Chi, Vietnam, në vitin 1966.
Një ushtar i Forcave të Ekspeditës Britanike, që po kthehet nga Dunkirk, Francë, përshëndetet me dashuri nga e dashura e tij, në vitin 1940.
Një ushtar amerikan i mirëseardhur nga një çift i moshuar francez, pasi qyteti i Saint-Sauveur, Francë, u çlirua në vitin 1944.