75 Mall Live Search
17:59 / E Shtunë, 16 Mars 2019 / indeksADMonline

Nëna me tumor në tru, zgjedh lindjen e foshnjës para shëndetit të saj

Sheila Downin, 33 vjeçare nga Kalifornia që u diagnostikua me tumor të rrallë lindi foshnjën e saj.

Ajo në fillim të shtatzanisë kishte kokë dhimbje të padurueshme.

Mjekët u përpoqën të largojnë tumorin, por ajo vonoi trajtimin, shkruan Daily Mail, transmeton Indeksonline.

Kjo pasi ajo vendosi të lind dhe të ushqej me gji foshnjën e saj.

Me mbështetjen e burrit, ajo vendosi të shtyjë terapinë e rrezatimit për ta mbrojtur fëmijën duke rrezikuar jetën e saj.

Mirëpo, ajo arriti që të qoj deri në fund shtatzëninë dhe të lind.

Pastaj, asaj iu kërkua nga mjekët që të bëjnë operacion në zemër për shkak të arterieve të ngushta, mirëpo, ajo vendosi të shtyjë përsëri trajtimin e saj.

Kjo për ta ushqyer me gji foshnjën e saj.

Në fillim të vitit 2019, më në fund, Sheila filloi radioterapinë.

Megjithëse ajo ka nisur trajtimin, mjekët thonë se është vonë dhe ndoshta nuk do të ndryshojë asgjë./Indeksonline/