75 Mall Live Search
23:07 / E Shtunë, 16 Mars 2019 / indeksADMonline

Jonida Maliqi për herë të parë tregon arsyen e ndarjes nga bashkëshorti

Këngëtarja e njohur, Jonida Maliqi ka treguar për herë të parë arsyet e ndarjes nga bashkëshorti i saj.

Dy vite pas ndarjes ajo ka folur për jetën e saj private në emisionin ‘Xing me Ermalin’ duke dhënë detaje të reja, shkruan Indeksonline.

“Bukur nuk është absolutisht. Mund të them që është relativisht e vështirë por kur kthehet në domosdoshmëri për të qenë më tej jetesa më e qetë, më e lumtur dhe më e bukur, i jepet zgjidhje në këtë formë”, është shprehur këngëtarja e njohur.

Kujtojmë që Jonida do të përfaqësoj Shqipërinë në ‘Eurovison’ me këngën ‘Ktheju Tokës’./Indeksonline/