08:50 / E Diele, 17 Mars 2019 / indeksADMonline

Si të kujdeseni ndaj flokëve në pranverë

Ditët e para të pranverës po afrojnë dhe gjëja e parë që bëjnë shumë vajza në këtë stinë është të ndryshojnë ngjyrën e flokëve.

Por kujdes në dëshirat dhe kërkesat tuaja.

– Çfarë duhet të evitoni? Nuk duhet të bëni asnjëherë nëse jeni bionde një ngjyrë të zezë, flokët tuaj do të prisheshin dhe në atë pikë do të arrinit në një prerje radikale.

Mendoni sesi trukoheni dhe visheni zakonisht, ngjyra e flokëve mund të jetë në fakt një efekt shumë i bukur nëse kombinohet me grimin e duhur. Një faktor tjetër për të pasur parasysh është mosha.

Një femër pak më e moshuar mund të mbajë një ngjyrë natyrale dhe të synojë për një model të veçantë.

– Çfarë duhet të përdorni? Mund të përdorni integrues ushqimorë, të cilët kanë një ndikim përforcues, falë aminoacideve, sulfureve apo vitaminave dhe mineraleve si B6 dhe zinkut, të cilët janë shumë të rëndësishëm në sintezën e keratinës.

Por mos harroni që flokët kanë një cikël jete, kur ato vijnë në përfundim të këtij cikli bien, e shumta që mund të bëni është të reagoni më parë për t’i mbrojtur ato.

– Rënia: Duhet theksuar fakti se në pranverë flokët bien më shumë se në stinët e tjera. Ndaj dhe kujdesi që duhet të tregoni duhet të jetë më i veçantë. Shkak për këtë mund të jenë faktorë të ndryshëm si dielli, kripa e detit e të tjerë.

Një tjetër shkak në rënien e tyre mund të jetë dhe ushqimi jo i ekuilibruar.