Feronikeli shënon fitoren më të thellë në histori kundër Trepçës ’89
Dita e sotme nuk do të harrohet shpejtë nga tifozët e Feronikelit. Kjo skuadër mposhti Trepçën 89 5-0 në ndeshjen kryesore të kësaj jave në Superligë.
Trajneri Zekirija Ramadani nuk pati mëshirë për ish ekipin e tij të cilin e kishte shpallur kampion në vitin 2017.
Golin e parë e shënoi Bujar Pllana i Trepçës 89 në portën e vet. Dy minuta brenda pjesës së dytë, Mendurim Hoti shënoi për 2-0. Më pas erdhën edhe dy gola të brazilianit Jean Da Silva.
Ndërsa goditjen përfundimtare mitrovicasve i’a dha Kastriot Rexha. Kjo ishte fitorja më e thellë në histori e Feronikelit kundër Trepçës 89. “Nikli” përforcon vendin e parë me 55 pikë, 7 më tepër se Llapi që është në vendin e dytë.
Në ndeshjen tjetër Gjilani ka mposhtur me shumë mund Kek-un 2-0 me golin e Shpend Asanit në minutën e 93-të dhe Wilber Perez në të 95-tën. Me këtë fitore ekipi i Alban Hysenit rikthehet në vendin e 5-të në tabelë me 32 pikë.
/Indeksonline/