75 Mall Live Search
23:36 / E Diele, 17 Mars 2019 / indeksADMonline

Gramoz Vokrri: Më është ofruar pozita e nënkryetarit pas vdekjes së babait, ja pse e refuzova

Gramoz Vokrri ka zbuluar se atij i është ofruar pozita e nënkryetarit në Federatë të Futbollit të Kosovës.

Djali i legjendës së futbollit kosovar ka treguar se pas vdekjes së Fadil Vokrrit, atij i është ofruar pozita e nënkryetarit, si një nga gjashtë pozitat e ofruara nga krerët e FFK’së.

Por, ai tregon se një pozitë të tillë e ka refuzuar për një arsye shumë fisnike.

“Më janë ofruar gjashtë pozita, jo pesë. Kjo është e vërteta. E para ka qenë nënkryetar, në atë fillim, momentet e dhimshme. Kam qenë kategorikisht kundër, pasi vlerat e Fadil Vokrrit që më i ka trashëgu janë se nuk jetojmë në monarki”, u shpreh Vokrri në Klan Kosova.

“Prej pesë pozitave të përmendura, dy nuk ekzistojnë fare. Ndërsa tre të tjera janë të zëna nga tre punëtor të tjerë, punëtorë të devotshëm. I kam refuzuar pasi nuk kam dashur të jem shkas i largimit të tyre nga puna”, shtoi tutje Gramozi.

Ky i fundit ka folur edhe për pozitën që ka kërkuar në FFK, atë të drejtorit të përgjithshëm, duke thënë se ka shumë federata në Evropë që e kanë këtë pozitë, por jo edhe FFK’ja.

Sipas Vokrrit, kjo pozitë është e teta në rangimin e FFK’së.