Policia thotë se sulmin në Zelandë të Re e shkaktoi vetëm një person, i cili refuzon të ketë avokat
Një person i armatosur bëri vrasjen e 50 njerëzve dhe la të lënduar shumë të tjerë në xhami të Zelandës së Re, të premten që kaloi.
Ngjarja ndodhi saktësisht në Christchurc dhe sipas policisë për këtë ngjarja ka vetëm një person përgjegjës.
“Ne besojmë se ka pasur vetëm një sulmues përgjegjës për këtë ngjarje të tmerrshme”, ka thënë komisioneri i policisë, Mike Bush në një konferencë për media.
“Kishte dy skena, siç e dini, përsëri do të them se ne besojmë se absolutisht ka pasur vetëm një sulmues përgjegjës për gjithë këtë”, shtoi ai.
Ai shtoi se nuk përjashtohet mundësia që dikush ta ketë ndihmuar për përgatitjen e sulmit, por që kur është shkaktuar të ketë qenë vetëm ai.
Ndryshe shtetasi australian, 28 vjeçari Brenton Tarrant, është arrestuar dhe akuzuar mbi akuzën ëpr vrasje.
E sipas CNN, i akuzuari 28 vjeçar nuk dëshiron të ketë avokat mbrojtës.
Ai ka vendosur që të mos mbrohet nga akush. Ndërsa avokati i caktuar ditën e arrestimit, Richard Peters ka thënë se Tarrant bëri dy herë të qartë se nuk donte përfaqësim ligjor, transmeton Indeksonline.
Tarrant do të dalë para gjyqit më 5 prill. Kryeministrja e Zelandës së e, Jacna Ardern tha se pret që akuzat të parashtrohen edhe akuzat shtesë./Indeksonline/