75 Mall Live Search
18:51 / E Hënë, 18 Mars 2019 / indeksADMonline

Akuzohet Vuçiqi, po e përdorë forcën e Policisë për qëllime të partisë në pushtet

Shtëpia e të Drejtave të Njeriut në Beograd dënoi aksionin e policisë në fundjavë kundër protestuesve.

Deklarata e Organizatës tha se në një shoqëri që priret të jetë demokratike, dialogu është një rregull elementar.

Tutje, ata thanë se hakmarrja institucionale kundër demonstruesve ishte keqpërdorim i së drejtës për të arritur qëllimet e partisë në pushtet.

Ata thanë se përdorimi shtesë i forcës nga Policia ishte i papërshtatshëm.

“Një vlerësim i pasaktë i rrezikut të sigurisë nga hyrja në ndërtesën e televizionit shtetëror dhe mungesa e reagimit të duhur kontribuan në përshkallëzimin e dhunës” shkruhej në deklaratën e organizatës.

Protestat në Serbi po vazhdojnë ku po kërkohet shkarkimi i presidentit, Aleksander Vuçiq dhe liri më shumë për mediat./Indeksonline/